“Më dhanë tre ditë jetë”, rrëfimi prekës i Vesës: Fillova të nxihesha te këmbët…


Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica, ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme një periudhë të errët të jetës së saj, ku i është dashur që të jetojë dhomave të spitaleve.

Banorja e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP” tregoi se në moshë të re nisi të përballej me probleme shëndetësore, të cilat i dobësuan shumë imunitetin.

Vesa shtoi se pas shfaqjes së simptomave, nisën edhe të dukeshin shenjat e nxirjes në trup. Ajo vijoi më tej të tregonte se i dhanë tre ditë jetë në spital dhe se ka kryer disa operacione.

“Kam qenë e re kur u sëmura. Fillimisht u dobësova shumë, më pas nisën të shfaqeshin shenjat e nxira te këmbët. Gjatë kësaj kohe bëra tre operacione. Mjekët më dhanë tre ditë jetë. Kur u futa për herë të fundit në operacion nuk kisha askënd pranë, as mamim as babin. Se mamin e kam pikë të dobët. Gjithë mamat na pranojnë edhe me ato gabimet”, rrëfeu Vesa.

Mbrëmja nuk përfundoi me aq pasi banorja u surprizua nga mamaja e saj. Takimi i tyre ka qenë shumë prekës, pasi të dyja shpërthyen në lot.

Baby Boo