“Më dha të pija hashash” Rrëfehet vajzat që u ngacmua seksualisht nga i ati


Rrëfehet për emisionin “Me Zemër të Hapur në News 24, 18-vjecarja nga Korça, e cila pak ditë më parë denoncoi të atin për ngacmim seksual. Vajza mundi të regjistronte edhe një përgjim audio teksa i ati i kërkonte marrëdhënie seksuale, duke i premtuar se do ndjehej mirë.

Në studion e emisionit, ajo rrëfeu sot detaje të reja shokuese. Sipas vajzës, babai nuk e ka dashur kurrë, madje e ka rrahur që kur ishte e vogël. Ajo shtoi madje se e ka dërguar edhe në jetimore.

E reja iu përgjigj pozitivisht pyetjes nëse ishte vajza e tij biologjike dhe tregoi cfarë ndodhi natën kur shkoi në shtëpinë e tij për ta takuar pas shumë kohësh, pasi ai ishte divorcuar me nënën. Ajo pranon se babai ka konsumuar hashash fillimisht. Vajza shtoi se pikërisht aty ka nisur të ketë frikë.

Baby Boo