Me dekret zgjatet afati në të cilin do të ndryshohen kushtet dakorduese të kredive për 90 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme


Shtyhet afati në të cilin bankat dhe shtëpitë e kursimit mund t’i ndryshojnë kushtet dakorduese të ekspozimit të kredive ndaj personave juridikë dhe individëve brenda 90 ditëve nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo është parashikuar me ndryshimin e Dekretit me fuqi ligjore mbi mënyrën e ndryshimit të kushteve dakorduese të ekspozimit të kredive tek bankat dhe shtëpitë e kursimeve të miratuara nga Qeveria dje në seancë.

Siç informoi shërbimi për shtyp i qeverisë, është miratuar Dekret me fuqi ligjore për ndryshimin e Dekretit për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve në marrëveshjet e kredisë konsumatore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën mundësohet edhe në 90 ditët e ardhshme shuma e kostove të cilat nuk janë të përfshira në llogaritjen e normës vjetore të kostove totale, të mos kalojë 30 për qind të shumës së kredisë së aprovuar.

Qeveria miratoi ndryshim të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për akcizat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin zgjatet afati për përmbushjen e detyrimit për paraqitjen e garancisë për sigurimin e pagesës së borxhit të akcizës që mund të bëhej për mallrat e akcizës, të cilat ndodhen në procedurë të shtyrjes së akcizës. Siç shpjegojnë institucionet shëndetësore private, farmacitë dhe ndërmarrjet farmaceutike, mjetet ndihmëse shëruese dhe dezinfektuesit të cilët janë mbajtës të licencës së përdoruesit preferencial, duhet të paraqesin garanci që nga 31 dhjetori i vitit 2020, si një masë lehtësuese shtesë në kushte të përhapjes së koronavirusit KOVID-19.

Në seancën e djeshme është miratuar plotësimi i Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e dispozitave nga Ligji për Burime Minerale, me të cilin rregullohen arsyet dhe procedura e pezullimit të përkohshëm të shfrytëzimit të koncesioneve të caktuara për shfrytëzimin e burimeve minerale jometalike nga dërgesa në rast kur shfrytëzimi e dëmton shëndetin e popullatës.

Baby Boo