ME AUTOMJETIN KU HUMBËN JETËN DY PERSONA DO TË NGRITET VETËDIJA NË KOMUNIKACION


Me vendosjen e automjetit të thyer në Parkun e qytetit në Shkup dhe porosinë “Nisja në verim, ndërkaq fluturuan në humnerë…Ivan (24) dhe Ana (19) e humbën jetën në fatkeqësi komunikacioni…” Këshilli republikan për siguri në komunikacion në rrugë (KRSKRR), MPB, Amerit dhe Qyteti i Shkupi përmes tregimit vizual do të paralajmërojnë për rerziqet që me vete i basrtë pjesëmarrja joadekuate, e papërgjegjshmeë komunikacion.

Njëherit, e vazhdojnë fushatën për ngritje të vetëdijes tek vozitësit, nën moton “Mos fluturo, vero!”. Automjeti i thyer që do të vendoset afër fontanës në Parkun e qytetit do të  jetë në këtë lokacion deri në përfundimin e verës.

Nga atje i përkujtojnë vozitësit se vozitja nën ndikim të alkoolit dhe me shpejtësi më të madhe nga e lejuara janë shkaqet më të shpeshta për  fatkeqësi komunikacioni në periudhën e pushimeve verore.

Sipas statistikës së MPB-së, gjithsejt 155 persona e humbën jetën në fatkeqësi komunikacioni në vitin 2017. Prej tyre, 66 janë persona të rinj në moshë prej 15 deri 40 vjeç. Vitin e kaluar, pothuasje çdo ditë kanë ndodhur fatkeqësi komunikacioni me pasoja fatale (4.020), ndërsa pjesa mëe  madhe e tyre (438) kanë ndodhur në korrik. Këtë vit mbi 65 persona e kanë humbur jetën nëpër rrugët e Maqedonisë.

Baby Boo