Me 8 500 franga pagë mujore, mezi jetohet në Zvicër


Rreth 1.3 milionë zviceranë në një farë mënyre janë të prekur nga varfëria – rreth 200 000 prej tyre pavarësisht se punojnë me kohë të plotë. Organizata Caritas është e shqetësuar për të ardhmen dhe flet për një “bombë të kurdisur social-politike”. Sipas deklaratave të tyre, Vicky (31) dhe Ivan (32) gjithashtu jetojnë financiarisht në kufi – pavarësisht fitimeve të dyfishta prej 8 500 frangash.

E gjitha kjo për shkak të rritjes së kostos së jetesës në Zvicër. Bëhet fjalë për Wickyn 31-vjeçare, nënë e përkushtuar dhe partnerin e saj, të cilët banojnë një apartament 3,5 domadh në Cyrih. Bashkërisht, ata fitojnë rreth 8 mijë deri në 9 mijë franga uvicerane, duke u klasifikuar në shtresën e mesme të zviceranëve, transmeton portali Shtegu.

Në një video reportazh të realizuar nga “20 Minuten”, Wicky tregon se si shpenzohen gjithë ato të holla. Banesa 2 mijë franga, foshnjorja 2 mijë e 200 franga, rryma përafërsisht 80 franga, shpenzi,et hobi dhe sportive për fëmijë 300 franga, sigurimet shëndetësore 1 mijë e 200 franga, telefoni/interneti 200 franga, benzinë 600 franga, tatimi rreth 400 franga, sigurime të ndryshme 200 franga dhe artikuj ushqimorë e higjienikë 700 franga, të cilat në përgjithësi arrijnë vlerën 7 880 franga.

Edhe Florimi është i prekur nga ky inflacion, ai është baba i tre fëmijëve dhe po mendon të ushtrojë edhe një punë ndihmëse për t`ia dalur në fund të muajit.

Inflacioni në Zvicër është rritur, gjë të cilën e shkaktuan koronavirusi dhe lufta në Ukrainë.

Baby Boo