Me 69 vota “Për”, Kuvendi i Maqedonisë e ratifikoi marrëveshjen e emrit me Greqinë


Me 69 vota “për”, asnjë “kundër” dhe “përmbajtur”, në Kuvendin e Maqedonisë u ratifikua marrëveshja e emrit me Greqinë, raporton Portalb.mk.

Para se të rafikohet marrëveshja, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev njoftoi se NATO e ka vendosur në rend dite pikën për ftesën për anëtarësim të Maqedonisë.

“NATO e ka vendosur në rend dite pikën për ftesën për anëtarësim të Maqedonisë. “Këtë lajm të gëzueshëm e mora pak kohë më parë, më lejoni ta ndajë me ju. Këtë lajm të gëzueshëm e mora pak kohë më parë, më lejoni ta ndajë me ju”, tha Zaev.

Në fillim të seancës, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka sqaruar, se pas ratifikimit, vendim të rëndësishëm në proces, kanë qytetarët në referendum, dhe ka bërë thirrje: “të bashkohemi, që flamuri i Maqedonisë të valojë në Bruksel”.

Ratifikimi i marrëveshjes së emrit me Greqinë, në seancë plenare, vjen pasi që i njëjti dje mori dritë jeshile në komisionet kuvendore, pas nënshkrimit të saj, në Prespë të dielën.

Pas miratimit, Maqedonia duhet ta njoftojë Greqinë, se marrëveshja është ratifikuar, që kjo e fundit të njoftojë NATO-n dhe Bashkimin Evropian, se pengesa e emrit, është tejkaluar.

Video nga momenti i votimit:

Video nga fjalimet e deputetëve:

Baby Boo