ME 62 VOTA PËR DHE ASNJË KUNDËR, I HIQET IMUNITETI I DEPUTETIT GRUEVSKIT


Në mungesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i hoqi imunitetin deputetit Nikolla Gruevski.

Me këtë nënkuptojmë se nëse Nikolla Gruvski, ekstradohet në Maqedoni dhe bëhet i kapshëm për organet e ndjekjes ai duhet ti nënshtrohet paraburgimit.

Paraprakisht, me kërkesë të Gjykatës, gjatë ditës për këtë debatoi edhe Komisioni amë. Atje me 5 vota “pro” dhe asnjë “kundër”, u dha dritë jeshile që pika të vendoset në seancën plenare.

Kryetari i Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Mandatit të Imunitetit në Kuvend, Pavle Bogoevski kërkoi përgjegjësi na institucionet të cilët sipas tij nuk arritën ta parandalojnë arratisjen e Gruevskit.

“Si deputet, por edhe si njeri, jam i dëshpëruar se sistemi ynë nuk ka arritur ta sigurojë praninë e Gruevskit për ta vuajtur dënimin e tij me burg. Unë personalisht dhe opinioni kërkojmë që të ketë hetim themelor dhe të përcaktohet përgjegjësia për atë se ku ka dështuar sistemi”, tha Pavle Bogoevski, Kryetar i komisionit.

Ish -kryeministri është i akuzuar në rastet e PPS-së “Trajektorja”, “TNT”, “Titanik”, dhe “Dhuna në Komunën Qendër”, për të cilët do të gjykohet në mungesë. Krahas kësaj, Gruevski është i dyshuar edhe në disa hetime të PSP-së si në lëndën “Talir”, “Propaganda”, “Harmonia”. Kërkesa për marrjen e imunitetit të Gruevski është me qëllim t’i caktohet paraburgim edhe për një pjesë të këtyre rasteve.

Në votim nuk morën pjesë deputetët e opozitës VMRO-DPMNE-së. Por ata akuzuan pushtetin se po bënë skenar të zi në vend.

“Këtu më nuk bëhet fjalë për atë nëse Kuvendi do t’ia marrë mandatin apo jo, por për atë se për çfarë pushteti bëhet fjalë, për çfarë shumice, për çfarë skenari të zi bëhet fjalë, i cili funksionon dhe zhvillohet në RM, kur një deputet aktual nga opozita në Kuvend, merr azil politik nga një vend-anëtar i BE-së. Mendoj se për përgjigje tjetër s’ka nevojë”, u shpreh Naum Stoilkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Më 9 nëntor, gjithashtu me kërkesë të Gjykatës, Kuvendi nuk arriti për marrje të mandatit të deputetit Nikoll Gruevski, pasi shumica parlamentare nuk arriti që të sigurojë 80 votat e nevojshme. Dy ditë më vonë, Nikoll Gruevski u arratis përmes Shqipërisë, Malit të zi dhe Serbisë, që të përfundojë në Hungari ku dhe kërkoi azil politik

Baby Boo