Më 14 maj hapen kufijtë me Greqinë


Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se më 14 Maj, për qytetarët e RMV-së, do të hapen kufijtë me Greqinë në vendkalimet kufitare Dojran dhe Bogorodicë. Kufijtë me Greqinë janë të mbyllur që nga 16 Marsi I vitit të kaluar për shkak të pandemisë. Filipçe ka thënë se është në komunikim me homologun e tij grek, kurse sot në mëngjes ka zhvilluar një bisedë përmes telefonit me Ministrit grek për turizëm.

“Lidhur me masat më njoftoi se planifikojnë që dy kufijtë të happen më 14 Maj për qytetarët e RMV-së, në Dojran dhe Bogorodicë. Por, do të jetë e obligueshme konfirmimi për vaksinim dhe testi negativ PCR. Këtë e kam marrë si obligim, të shohim se si do të jenë certifikatat tona për vaksinimin me kodet e nevojshme dhe lista e laboratoreve të autorizuar që mund të japin testin PCR” – ka thënë Filipçe

Baby Boo