Me 11 shkurt mbahet seanca e radhës e Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë


Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë njoftuar se me 11 shkurt, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Seanca do të mbahet ndaj katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe të tjerëve.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Baby Boo