McGregor prezanton orën e re, kushton hiç më pak se 1 milion dollarë


Superylli i UFC-së, Conor McGregor ka publikuar një video në Twitter ku paraqet orën e dorës që ka vlerë prej 1 milion dollarëve amerikan.
Irlandezi ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa shumë prej komentuesve janë tallur me të.

‘Duket sikur lodër’, ‘Kjo nuk ka vlerë as 1 dollarë’, ‘Këto para ka mundur t’i përdor për bamirësi, në vend se të blejë orë’ janë disa prej komenteve që McGregor i ka pranuar në llogarinë e tij.
32 vjeçari do të zhvillojë duelin ndaj Dustin Poirier të shtunën në kuadër të UFC në Las Vegas.
Ai nuk ka garuar në Octagon që nga disfata kundër Khabib Nurmagomedov, 15 muaj më parë.

Baby Boo