McCain kishte kërkuar që Trump të mos marrë pjesë në funeralin e tij


Teksa senatori amerikan John McCain po luftonte me sëmundjen e kancerit të trurit, ai kishte vendosur disa muaj më parë që presidenti aktual i SHBA-ve Donald Trump të mos merrte pjesë në funeralin e tij.

Në vend të kësaj, familja e McCain ka kërkuar nga Shtëpia e Bardhë në muajin maj që në vend të Trumpit, në funeralin e senatorit republikan që do të mbahet në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit të marrë pjesë zëvendëspresidenti Mike Pence, raportoi sot The New York Times.

Por, në ceremoninë e funeralit të McCain do të marrin pjesë ish-presidentët George W. Bush dhe Barack Obama.

Trump kishte kritikuar McCain-in në të kaluarën dhe të dy anëtarët e Partisë Republikane kishin pasur përplasje të njëpasnjëshme.

John McCain ka ndërruar jetë të shtunën në moshën 81 vjeçare. Sipas njoftimit nga familja e tij, McCain ndërroi jetë në pasditen e së shtunës, pranë gruas së tij, Cindyt.

Baby Boo