Mc Kresha bëhet menaxher në një klub kosovar


Mc Kresha njihet si një nga këngëtarët më të pasionuar pas futbollit.

Mc Kresha nëështë bërë pjesë e një klubi të futbollit kosovar pasi është pajisur me Licencën C.

Më saktësisht, këngëtari mitrovicas i ka përfunduar të gjitha trajnimet e UEFA-s në Tiranë për ta marrë licencën e kategorisë C.

Me këtë rast, ai iu bashkua klubit Phoenix, i cili në sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.

Siç tregojnë drejtuesit e klubit, Mc Kresha do të kryejë funksione të rëndësishme në klubin nga Istogu.

“Mc Kresha do të jetë pjesë e jona për këtë sezon si menaxher gjeneral i klubit tonë dhe pjesë e stafit teknik pasi që i njëjti e posedon edhe licencën C. Në ditët në vijim do ta bëjmë prezantimin e tij në mënyrë më të detajuar”, thotë për “Express”, Fabiana Ferati, sekretare gjenerale e klubit.

Ky do të jetë vetëm fillimi i rrugëtimit të Mc Kreshës në futboll, një rrugëtim i cili mund të jetë i gjatë, e pse jo edhe i suksesshëm pasi njohuritë për futbollin ai i ka të bollshme.

Baby Boo