Mc Donald’s e pëson keq nga aktivistët, lëshojnë një turmë minjsh me ngjyrat e Palestinës në restorant


Aktivistët pro-palestinezë lëshuan minj të lyer me ngjyrat e flamurit palestinez në dy restorante të ushqimit të shpejtë McDonald’s në Birmingham.

Ngjarja e parë ka ndodhur të hënën dhe policia bën të ditur se ka nisur hetimet.

Një video e ngjarjes e postuar në rrjetet sociale tregon një burrë që mban brejtësit dhe i hedh në dyshemenë e McDonald’s përballë klientëve të tmerruar. Më pas bërtiti: “Bojkoto Izraelin”.

Teksti në fund të videos u bën thirrje njerëzve të bojkotojnë të gjitha markat që mbështesin drejtpërdrejt izraelitët.

“Mos harroni, McDonald’s Israel i dha mijëra vakte falas ushtrisë izraelite. Prandaj, ekskluzivitetet në disa vende me shumicë myslimane, si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Turqia, janë ndarë nga ekskluziviteti izraelit, shkruan Guardian.

VIDEO

Baby Boo