Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar sërish pas vendimit të Austrisë për mbylljen e shtatë xhamive dhe dëbimin e disa imamëve nga vendi.
“Për këtë sidomos bota perëndimore, duhet t’i rregullojë këta persona. Nëse këta nuk e rregullojnë, këto llogari do të bëhen më ndryshe. Çfarë qenka? Do t’i dëbojnë imamët tanë nga Austria. Nëse ju e bëni këtë, ne a do të qëndrojmë të heshtur? Kjo do të thotë se edhe ne do të bëjmë diçka”, deklaroi presidenti Erdogan, citojnë mediat turke, përcjell Fakte.
Kjo nuk është deklarata e parë e Erdoganit, pasi ai i është kundërpërgjigjur kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz edhe më parë në lidhje më mbylljen e xhamive.
Kruz është njëri nga kritikët më të mëdhenj të Turqisë dhe këto dy vende për një kohë të gjatë i kanë marrëdhëniet e tensionuara.