Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Shqipëri


Ka përfunduar tashmë orari zyrtar i votimit për zgjedhjet e 30 qershorit, një proces i kontestuar fort nga ana e opozitës e cila ka deklaruar se nuk do ta njohë rezultatin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të japë shifrat zyrtare në lidhje me përqindjen e qytetarëve që kanë shkuar në kutitë e votimit. Nga raportimi i fundit, numri i votuesve ishte 15.5% e qytetarëve me të drejtë vote, numër i cili në total kap një shifër prej mëse 3.5 milionë shqiptarësh.

Nga ana e saj, opozita e ka hedhur poshtë këtë shifër, duke u shprehur se në votime kanë shkuar rreth 10% e popullsisë me të drejtë vote.

Në tërësi procesi i votimit ka kaluar pa incidente serioze. Nga ana e opozitës dhe medias ka patur një sërë denoncimesh me foto dhe video në lidhje me një sërë parregullsish, ndërsa në disa zona të Shqipërisë në votim nuk kanë shkuar fare qytetarë, siç që rasti i fshatit Ngraçie në Mallkastër, ku kishte votuar vetëm një person./Express

Baby Boo