Mbyllet xhamia në Podujevë shkaku i përleshjeve për imamin


Është mbyllur xhamia në Podujevë, në të cilën të shtunën ka pasur një përleshje fizike për shkak të një imami.

Sipas Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, për atë xhami ishte lëshuar autorizim për kryerje të riteve fetare deri në një vendim i cili sipas njoftimit, do të ishte unifikues për të gjithë banorët e fshatit.

Këshilli bën me dije se tani kur pakënaqësitë janë thelluar, xhamia është mbyllur përkohësisht.

Baby Boo