Mbyllet reparti i Infektologjisë 2, në Kumanovë


Në Kumanovë u mbyll Reparti i Sëmundjeve Infektive 2, e pacientët që kanë qenë të shtrirë aty, do të hospitalizohen në Shkup.

Deri më tani, në këtë reaprt kanë qenë të hospitalizuar 30 pacientë, dhe nuk ka pasur më hapësirë, nuk ka kushte për një numër më të madh të pacientëve dhe as staf profesional, për shkak të prej katër infektologëve, dy janë në pushim mjeksor, njofton drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë, Snezhana Zaharieva.

“Ne dëshirojmë t’ju informojmë se Reparti i Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Përgjithshëm të ISHP-së Kumanovë është në funksion për të gjithë pacientët me pasqyrë të lehtë dhe të mesme klinike të Covid-19.

Repartin Infektiv 2, e cili është ndërtesa e Repartit për vesh, hundë dhe fyt po e mbyllim dhe të gjithë pacientët do të transportohen në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, për shkak të racionalizimit të stafit.”
Nga ky spital u bëjnë thirje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin rekomandimet e institucioneve shëndetsore.

Baby Boo