Mbyllet një lokal në Tetovë, për shkak të mosrespektimit të masave kundër koronavirusit


Policia dje ka mbyll një lokal në Tetovë për shkak të mosrespektimit të masave kundër koronavirusit.
“Gjatë mbrëmjes së djeshme, përkatësisht rreth orës 22:35 në një objekt hotelier në fshatin Zherovjan në Tetovë, gjatë një kontrolli të përbashkët midis policisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut, rreth 40 persona u kapën brenda objektit.

Policia ka arr*estuar pronarin e objektit 31-vjeçarin H.A. nga fshati Bogovin. H.A. dy*shohet për kryerjen e veprës penale “Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” si dhe “Tra*fikimi i qenieve njer*ëzore”.
Policia gjithashtu ka arr*estuar dy persona të tjerë brenda objektit. Është arr*estuar 30 vjeçari I.D. nga Tetova pasi tek i njëjti është kapur materie e bardhë në formë të pluhurit si dhe 21-vjeçari E.Z. nga Sedllarca tek i cili është gjetur mar*ijuhanë.

Në objekt janë arr*estuar edhe shtatë shtetase të Serbisë, një shtetase e Bullgarisë si dhe dy shtetase të Maqedonisë.
Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur objektin ndërsa pas dokumentimit të plot të rastit do të parashtrohet padi konkrete”, informojnë nga MPB.

Baby Boo