Mbyllet edhe një shkollë në Kosovë, pesë mësimëdhnës rezultojnë me koronavirus


Shkolla e mesme teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë është mbyllur pasi pesë mësimëdhnës kanë rezultuar me koronavirus. Pesë mësimdhënës janë infektuar me Covid-19, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e stafit është mbi moshën 60-vjeçare. Këtë e ka konfrimuar drejtori i Arsimit të Komunës së Gjakovës, Gjevalin Nikollbibaj, që deklaroi se ky është rasti i parë që një shkollë publike mbyllet në këtë komunë.

“Sot është rasti i parë (i mbylljes së një shkolle), është shkolla e mesme ‘Nexhmedin Nixha’ në Gjakovë që ka kaluar në mësim online me rekomandimin e Institutit të Shëndetësisë. Janë pesë mësimdhënës për arsye se një pjesë e tyre, ose 17 përqind e tyre, janë mbi moshën 60-vjeçare, dhe kjo është ndër arsyet kryesore që kemi marrë vendim të shkojmë ne skenarin C”, ka thënë Nikollbibaj.

Kujtojmë, që gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.374 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 486 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 20.655 raste nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes.

Baby Boo