MBYLLEN VENDVOTIMET PËR STAMBOLLIN


Në Stamboll sot u mbyllën vendvotimet e zgjedhjeve të përsëritura për kryebashkiakun e qytetit më të madh të Turqisë.

Rezultatet e para priten në orët e ardhshme, raporton Reuters.

Kandidatët për postin e kryetarit të Stambollit janë Ekrem Imamoglu nga Partia Popullore Republikane (CP) e opozitës dhe Binali Jildirim, kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Në zgjedhjet e marsit, Imamoglu fitoi me rezultat të ngushtë, por pas ankesës së AKP-së, ato u anuluan për shkak të parregullsive.

Më shumë se 10.6 milionë votues kanë të drejtë vote në zgjedhjet e sotme në Stamboll.

Baby Boo