Mbyllen furrat, nis sot ‘kriza humanitare’ më veri të Kosovës


Sot nis plani i Serbisë për ‘krizë humanitare’ në veri të Kosovës.

Mediat në Prishtinë raportojnë se subjektet ekonomike të të gjitha llojeve janë urdhëruar të mos punojnë, madje do të mbahen të mbyllura edhe pompat e benzinës, furrat, lokalet etj. Qytetarët serbë kanë krijuar rezerva të paktën për tri ditë, ndërsa atyre u janë shpërndarë fletëurdhëresa që të mos blejnë artikuj elementarë në “Lagjen e Boshnjakëve” e as në jug të Mitrovicës.

Kështu nga dita e sotme komunat veriore të Kosovës do të jenë në bllokadë të plotë si rezultat i planit të Serbisë për “katastrofën humanitare”.

Burime nga pjesa veriore thonë se qytetarët serbë kanë krijuar rezerva të paktën për tri ditët e ardhshme. Ata vlerësojnë se në veri bëhet fjalë për grevë të përgjithshme për shkak se asnjë dyqan i çfarëdo lloji, marketet, barnatoret, dyqanet hoteliere, duke përfshirë edhe pompat e benzinës, furrat, qebaptoret, ëmbëltoret, lokalet e berberëve e sallonet e ondulimit, nuk do të punojë. Të gjitha do të mbahen të mbyllura, sipas një urdhërese të afaristëve të veriut të Kosovës. Afaristët e veriut të Kosovës parashikojnë edhe që t’i mbyllin pikat kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjakë, por ky vendim ende nuk është marrë dhe pritet të diskutohet më 3 korrik, shkruan Express, transmeton Pa Censurë.

“Serbëve në veri të Kosovës nuk u paraqitet rreziku për uri, po sigurisht janë të kërcënuar me rrahje ose edhe me dëmtim të pasurisë dhe me metoda tjera të frikësimit nëse shkojnë dhe blejmë në dyqanet ‘përtej rrugës’, në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ ose edhe në hipermarkete në pjesën jugore të qytetit, ku pothuajse rregullisht shkojnë dhe furnizohen me mallra, atëherë kur nuk i spiunojnë.

E ndërkaq spiunimi dhe informimi këto ditë, nga paralajmërimi i ‘katastrofës humanitare’, është aktivitet i rregull patriotik. Ndoshta ndonjë individ i etshëm për një jogurt edhe ka marrë guximin që për shkak të fëmijës të kalojë deri te fqinjët, por që pronares së ‘bakalnices’ nuk guxon t’i kalojë pa e parë. Në vepër është, siç thonë, marrëveshja e solidaritetit”, përcjell portali “Kossev”, prononcime të qytetarëve për situatën. “Rezerva do të kemi ndoshta edhe tri ditë, sepse depot në të cilat jemi furnizuar me mallra janë mbyllur para dy ditëve, ndërsa mallra që kanë ardhur nga Serbia nëpërmes rrugëve alternative nuk ka qe 20 ditë.

Baby Boo