Mbushet aeroplani ‘full’ me udhëtarë në Britani: Nuk respektohen rregullat e distancës sociale

ilustrim

Aeroplani që po fluturonte nga Belfast në drejtim të Londrës këtë të hëne, është mbushur me udhëtarë duke mos respektuar fare distancën fizike, siç edhe është rekomanduar nga Organizate Botërore e Shëndetësisë për parandalimin e koronavirusit.

Në një kohë kur Britania e Madhe është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, duket se distanca sociale nuk po gjen zbatim.

Fotografi shqetësuese janë publikuar në rrjetet sociale ku shihet një aeroplan i mbushur me udhëtarë dhe që nuk e respektojnë distancën.

Fluturimi nisi nga Belfast për në Londër të hënën në mëngjes, ndërsa fotot nga brenda aeroplanit u shpërndanë me shpejtësi.

Deri më tani në Britani të Madhe janë konfirmuar 190,584 raste pozitive me koronavirus, ndërsa prej tyre kanë vdekur 28,734 persona.

Kujtojmë që edhe kryeministri britanez Boris Johnson ishte i prekur me COVID-19, por që më pas u shërua.

Baby Boo