Mbushen repartet për kovid në shtet, rekomandim për dozën e tretë tani për tani vetëm me nga “Pfizer”


Nuk ulet numri i të sëmurëve nga Kovid-19. Dje janë regjistruar 674 raste të reja, ndërsa kanë filluar të mbushen edhe repartet për kovid. Kompetentët theksojnë se ka mjaft vaksina, ndërsa tani për tani rekomandimi për dozë të tretë ka vetëm nga kompania “Pfizer”, për për pacientët me imunitet të komprometuar. Spitali modular në Shtip mbushet me pacientë të inf*ektuar rëndë me variantin delta të virusit korona. Vende të lira ka vetëm edhe për dy pacientë.

Shefja e Repartit Inf*ektiv dhe të qendrës për kovid, Dijana Gajdarsxhiska-Shishkova deklaroi se kanë 45 pacientë në spitalin modular. Para disa ditëve në funksion është vënë edhe Reparti për Lëkurë, ku janë hospitalizuar pacientlët, të cilat janë më janë stabil pas trajtimit në spitalin modular. në këtë repart kanë gjashtë pacientë. Sipas shefes së repartit, mbushja e shpejtë e kapaciteteve spitalore është gjatë ditëve të fundit, dhe përkon me numrin e pacientëve të sapoinfektuar në rajonin lindor.

Për shkak të mbushjes së shpejtë me pacientë në spitalin modular në Shtip, është aktivizuar edhe spitali modular në Koçan. Edhe në Dibër gjendja është kritike. Momentalisht aktiv ndaj sëmundjes, sipas statistikës zyrtare janë 232 persona, por sipas Baki Alilit, drejtor i spitalit në Dibër, numri real është më i madh, sepse ka shumë të in*fektuar të cilët, edhe pse janë aktiv, nuk paraqiten për kontroll në fazën fillestare.

Në rajonin e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, i cili me mbrojtje shëndetësore i mbulon spitalin e Dibrës, vetëm këtë muaj janë konfirmuar 318 raste të reja, kryesisht të pavaksinuar, janë shëruar 119, ndërsa kanë vd*ekur 14 persona. Kompetentët konfirmojnë se vaksina ka mjaftueshëm, ndërsa të gjitha hulumtimet shkojnë në drejtim se pas muajit të gjashtë duhet të merret edhe doza e tretë.

Megjithatë, tani për tani vetëm agjencia amerikane ka dhënë rekomandim për dozën e tretë të vaksinës Pfizer, por në pacientët me imunitet të dëmtuar. Këta janë, siç tha ai, pacientë që transplantohen dhe ata me dializë kronike. Filipçe theksoi se sipas analizës, doza e tretë e vaksinës Fajzer – doza përforcuese e rrit ndjeshëm efektivitetin e saj. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje informoi se vaksina Fajzer rrit ndjeshëm efektivitetin e të gjitha varianteve të virusit, edhe ndaj alfa, beta dhe delta të virusit kur bëhet fjalë për aplikimin e dozës së tretë.

Ai theksoi se ne tashmë kemi një rekomandim për pacientët që janë transplantuar dhe pacientët që janë në dializë kronike. Siç tha ai, komunikimi me pacientët e dializës do të fillojë javën e ardhshme për të vlerësuar numrin e pacientëve që tashmë kanë aplikuar dhe do të marrin dozë të tretë.
Intervali kohor që duhet të kalojë për të marrë dozën e tretë është gjashtë muaj, ndërsa në vendin tonë, theksoi ai, askush nuk e ka marrë dozën e tretë sepse nuk kanë kaluar gjashtë muaj nga rivaksinimi.

Filipçe informoi se të gjithë qytetarët që janë vaksinuar jashtë vendit kur do të deponojnë certifikatë valide se është bërë në një vend tjetër, për shembull në Serbi, do të regjistrohen për dozë të tretë, që do të thotë se ata do të mund ta marrin atë vendin tonë dhe ta marrim certifikatën tonë valide.
Filipçe tha se ka mjaft vaksina për momentin, dhe sipas vlerësimeve, do të ketë më shumë vitin e ardhshëm.

Baby Boo