Mbrojtja e mjedisit jetësor mbetet prioritet i Inspektoratit Komunal


Mbrojtja e mjedisit jetësor mbetet prioritet i Inspektoratit Komunal Komuna e Tetovës një vëmendje të posaçme i kushton edhe ambientit jetësor një premtim kyh i dhënë në fillim të mandatit dhe sot po gjen zbatim në praktikë.

Për herë të parë në Tetovë, inspektorati komunal për ambientin jetësor ka realizuar kontrolle në punëtoritë auto-mekanike, tek gomisteritë ( vullkanizor), tek kontrollet teknike për të konstatuar gjendjen rreth ndotjes së ambientit.

Po ashtu janë kryer inspektime në vendet kritike ku digjen mbeturina të ndryshme dhe janë urdhëruar të gjithë pronarët që të respektojnë masat e duhura konform Ligjit sepse në të kundërtën do të përgjigjen .

Aksionet janë mirëpritur nga vetë pronarët e këtyre kompanive të cilët kanë treguar gatishmëri që sa më pak të ndotin ambientin dhe natyrën. Pra masat janë në suaza të projektit dhe planit për një qytet me më pak ndotje. Nga raportet e paraqitura nga laboratorët e akredituar shihet qartë se emetimet janë në vlerat kufitare të lejueshme. Për një Tetovë më të pastër

Baby Boo