Mbretëresha Elisabetë kishte makinën e dytë më të shtrenjtë në botë


Mbretëresha Elizabeth II kishte makinën e dytë më të shtrenjtë në botë dhe për disa arsye të rëndësishme.

Në vitin 2002, Madhërisë së Saj iu dhurua një limuzinë Bentley State me vlerë 11.5 milionë euro, për të shënuar “Jubileun e Artë” të saj! Në atë kohë, kjo ishte makina e dytë më e shtrenjtë në botë.

Për t’i siguruar jetën Mbretëreshës në rast sulmi automjeti kishte goma të përforcuara me Kevlar për të mbrojtur rrotat nga thumbat në rrugë, kabinë pasagjerësh rezistente ndaj shpërthimit dhe dyer të blinduara.

Përveç kësaj, pjesa e brendshme e Bentley mund të bëhej shpejt hermetike në rast të një kërcënimi ajror, si p.sh. një sulm me gaz kimik, ndërsa xhami dhe bagazhi i limuzinës u përforcuan posaçërisht për të mbrojtur pasagjerët nga shpërthimet.

Automjeti ishte përshtatur me shijet e Mbretëreshës dhe projektuar duke pasur parasysh komoditetin e monarkut.

Për shembull, kabina e pasagjerëve ishte projektuar që të ishte sa më e dukshme, pasi Mbretëresha shpesh përshëndeste turmat e mbledhura nga brenda mjetit ndërsa kalonte me makinë.

Dyert ishin vendosur në një mënyrë që ajo të mund të hynte dhe të dilte nga makina me lehtësi.

Lartësia e kabinës ishte përshtatur që mbretëresha të mos përkulej kur të hynte në automjet.

Për sa i përket dekorimit, sediljet e pasme ishin të zbukuruara me lesh qengji dhe kishin hapësirë ​​shtesë për këmbët.

Pas vdekjes së saj, Buckingham Palace konfirmoi se do të ketë shtatë ditë zie mbretërore pas funeralit të Mbretëreshës, i cili pritet të bëhet gjatë 10 ditëve të ardhshme.

Vdekja e Mbretëreshës shënon një ndryshim monumental në historinë britanike dhe fundin e një mbretërimi 70-vjeçar.

Pasi hipi në fron në vitin 1952, në moshën vetëm 27-vjeçare, ajo ishte monarkja britanike me mbretërimin më të gjatë, si dhe kryetarja femër më jetëgjatë e shtetit. /Tema

Baby Boo