Mbrëmë ‘kafe-llafe’ me Gjuriqin – Sveçla vjet kritikonte zyrtarët e PDK-së që po bëjnë takime me serbët


Mbrëmë u bë temë diskutimi fotografia, ku shihej zyrtari i VV-së, Xhelal Sveçla i ulur në një tavolinë me qeveritarin serb, Marko Gjuriq.

Partia e Sveçlës mbrëmë u sqarua duke thënë se është takim rajonal dhe jo takim personal i Sveçlës.

Por, në të kaluarën, Sveçla kritikonte zyrtarët e PDK-së që po takohen me ata serb në tubime të ndryshme.

Në vitin 2018, me 18 prill, Sveçla kishte kritikuar Enver Hoxhaj se ishte takuar në hapjen e ‘Panairit të Prishtinës 2018’ me Kryetarin e Odës së Bizneseve të Serbisë, Marko Cadez.

Sveçla mbrëmë u takua me njeriun që ka mohuar gjenocidin që Serbia e ka bërë në Kosovë.

Baby Boo