MBPEU: Janë duke u analizuar efektet e masës së përkohshme që e vendosi Kosova


Ministritë e Bujqësisë dhe të Ekonomisë, si edhe Drejtoria Doganore e anës së Maqedonisë, janë duke punuar në analiza të efekteve të masës së përkohshme të cilën e vendosi Kosova dhe shume shpejtë do të dalin me reagim me ç’rast do të njoftohen edhe anëtaret e CEFTA-s.

Siç kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, vendimi i Kosovës për vendosjen e doganës së rritur prej 30 për qind për fruta dhe perime nuk është në pajtim me qëllimet e përbashkëta të definuara përmes Procesit të Berlinit: përmes qarkullimit të mallrave dhe heqjes së barrierave doganore.

“Është duke u punuar në mënyrë aktive për memorandum të përbashkët për bashkëpunim midis Ministrisë së Bujqësisë së Kosovës dhe të Maqedonisë që duhet të kontribuojë për lehtësimin e këmbimit tregtar midis dy vendeve”, thekson MBPEU.

Kosova këtë vit është kryesuese e CEFTA-s, ndërsa tre prioritetet e para në Programin e saj janë lehtësimi i tregtisë, harmonizimi i tregjeve CEFTA me BE-në dhe krijimi i një rajoni pa barriera jotarifore dhe masa të cilat e prishin tregtinë.

“Obligim i yni është t’i mbrojmë prodhimin vendor dhe produktet bujqësore me orientim bujqësor. Presim që Qeveria e Kosovës t’i marrë parasysh përfitimet e Procesit të Berlinit dhe përmes një diskutimi të përbashkët përmes shqyrtimit të analizave dhe fakteve, të vijmë drejt zgjidhjes së përbashkët që do të nënkuptojë lehtësimin e këmbimit tregtar në rajon”, informoi ministria resore.

Prej sot edhe zyrtarisht hyn në fuqi masa e përkohshme e cila do të zgjasë tre muaj dhe është orientuar drejt të gjitha shteteve të cilat eksportojnë në Kosovë.

Eksporti i përgjithshëm i frutave dhe perimeve nga Maqedonia në Kosovë për periudhën janar – qershor mbi 2,5 miliardë denarë.

Baby Boo