MBPEU: Blerja e shalqinjve zhvillohet pa pengesa, të mos manipulohet me bujqit


Derisa bujqit protestuan dhe e bllokuan rrugën, kamionë për blerje prisnin të blejnë shalqinj në Strumicë. Duket që dikush po i hamendëson bujqit, blerja e shalqirit edhe sot është duke u bërë në Strumicë qëndron në reagimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Në shtatë ditët e fundit janë blerë 800 tonë shalqinj, ndërsa vetëm për sot planifikohet blerje e të paktën 130 tonëve shalqinj”, theksojnë nga MBPEU. Sipas njësisë rajonale në Strumicë, theksojnë nga Ministria, në ditët e ardhshme planifikohet blerje edhe e 200 tonëve, ndërsa çmimi i blerjes është i volitshëm dhe lëviz prej tre deri katër denarë për kilogram.

“Ministria edhe më tej e ndjek gjendjen në terren dhe do të intervenojë nëse për këtë ka nevojë. MBPEU intensivisht punon edhe në sjelljen e masave në afat të gjatë do t’i zgjidhin problemet me blerjen e prodhimeve bujqësore”, qëndron në kumtesë. Njëherit, u bëhet thirrje të gjithë bujqve të cilët kanë çfarëdo problemi, t’i kontaktojnë njësitë rajonale të MBPEU apo drejtpërdrejtë Ministrinë e Bujqësisë.

Baby Boo