Mblodhi 20 mijë euro me GoFundMe, Clevio çohet në këmbë pas operimit: Do blej 25kg tritol


Pak ditë më parë, reperi Cllevio u shfaq LIVE në Tik-Tok nga spitali duke deklaruar se ka kryer një ndërhyrje pas një sulmi në zemër teksandodhej në Dubai.

Për shpenzimet e spitalit, reperi Cllevio hapi një “GoFundMe” ku mblodhi 20 mijë euro.

Mirëpo dyshimet e shqiptarëve për gjendjen e rënduar të Cllevios nisën kur ai u shfaq vetëm disa orë pas ndërhyrjes në këmbë, e madje futej LIVE nga baret luksoze të Dubait.

Por ishte vetë reperi i cili zbuloi “sekretin” e tij të errët duke u shprehur se paratë nga “GoFundMe” do të shkojnë për të blerë tritol. Ai kërcënon LIVE, Stresin, Noizyn dhe Kozakun.

“Ky topi (me para) blen 25kg tritol.1 kg për person. 1kg Fabois, 1kg Stresit, 1kg Noizyt dhe 1kgKozakut”, shprehet Cllevio.

Më pas në një video tjetër LIVE, me personazhin e njohur të TikTok, Aleks Vishën, ai thotë se 20 mijë euro të GoFundMe janë në Shqipëri dhe shprehet “ti e di mirë për çfarë e doja unë”, duke lënë të nënkuptohet se qëllimi i GoFundMe nuk ishte aspak për operimin në Dubai, që lë vënd për dyshim nëse ekziston ose jo./vizionplus.tv

Baby Boo