Mblidhet Komisioni për sëmundje ngjitëse: Gjendja bëhet gjithnjë dhe më serioze


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se sot është mbledhur Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe kryetarja e Komitetit Nacional për Imunizim, Aleksandra Grozdanova.
Ka njoftuar se është shqyrtuar gjendja epidemiologjike, pasi siç thonë nga dita në ditë, situata me Covid-19 është duke u bërë gjithnjë dhe më serioze.

“I shqyrtua gjendja epidemiologjike e cila nga dita në ditë po bëhet më serioze. Menaxhimi i situatës nxit nevojën për përgjegjësi nga ana e qytetarëve, veçanërisht nga sot kur në fuqi hyjnë masat e reja. Procesi i vaksinimi zhvillohet pa ndërprerje në të gjitha pikat e shtetit dhe shpresojmë se ky ritëm i rritjes së interesimit do të vazhdojë edhe më tej. Ftoj në respektim maksimal të masave, mbajtjes së distancës, mbajtjes së higjienës së rregullt dhe përfshirje në procesin e imunizimit. Vaksinat mbrojnë nga rrjedha e rëndë e sëmundjes, nga pasojat fatale dhe e pengojnë shpërndarjen e pakontrollueshme të virusit”, shkroi Filipçe në “Facebook”.
Ndërkaq, duke filluar nga sot, certifikata e vaksinimit me më së paku një dozë ose vërtetimi se kemi kaluar Covid-19 brenda 45-ditëve, bëhet e detyrueshme gjatë hyrjes në objekte hotelerike.

Baby Boo