Mblidhet bordi i RTK-së, pritet shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm


Në ambientet e RTK-së, ka disa orë që ka filluar një mbledhje maratonike e bordi të televizionit publik.
Mësohet se brenda në mbledhje po diskutohet mundësia e një serë shkarkimesh të menaxhmentit aktual të RTK-së.

Në mesin e tyre pritet të jetë edhe shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm, Ngadhënjim Kastrati. Bordi i ri ka listuar një listë të gjatë arsyetimesh për shkarkimin e tij, e që pritet të votohet në mbledhjen e sotme.
Ndryshe, Bordi i RTK-së, i kryesuar nga Besnik Boletini, mbledhjen paraprake e ka mbajtur me datën 24 dhjetor 2021.
Në këtë mbledhje, nder tjera, nuk ishin aprovuar projeksioni buxhetor dhe skema programore për vitin 2022.

Baby Boo