Mbledhje komemorative për profesoreshën Emine Zendeli


Mbledhje komemorative për profesoreshën Emine Zendeli
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të martën (14 shtator 2021), u mbajt mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesoreshës së Fakultetit të Drejtësisë, Emine Zendeli.

“Ne e përkujtojmë profesoreshën Emine për shumë aspekte, për vragët që ka lënë ajo në kuptimin pozitiv, por unë do t’iu referohem dy-tre aspekteve, që secilin prej nesh jeta e bënë specifik. E përkujtojmë profesoreshën për integritetin e saj akademik, për kontributin akademik dhe mbi të gjitha elementin njerëzor që ajo e posedonte.

Profesoresha Emine u nda nga jeta në një moshë relativisht të re, në një moshë kur ne prisnim më së shumti nga ajo si familje institucionale, si Universitet në përgjithësi dhe Fakulteti i Drejtësisë, në veçanti. Dua të ndaj me ju një moment të punës së përbashkët, që ishte hartimi i Statutit të Universitetit, pas ndryshimeve të Ligjit të arsimit në vitin 2018. Ajo ishte bartëse e dizajnimit dhe konceptimit të Statutit të UEJL-së, për strukturimin e të cilit ne krenohemi të gjithë. Falë punës së saj dhe mbi të gjitha falë eksperiencës konkrete tësaj në draftimin e dokumenteve juridike, Statusi ynë kaloi me vetëm disa vërejte të vogla.

Çështjen e integritetit akademik e shprehin dhe vlerësojnë më mirë se çdokush tjetër vetëm studentët, prandaj ne sot kemi shumë studentët, të cilët edhe në rrjetet sociale e përkujtojnë me ëndje kontributin e saj intelektual dhe profesional”, tha mes tjerash në fjalën e rastit Akad. Prof. Dr. Adylmenaf Bexheti, Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore.
Lexoni lajmin e plotë në linkun në vazhdim: https://bit.ly/3hxOY3z

Baby Boo