Mbi gjysmë ore pritet për hyrje në Bullgari në VK Stanke Lisiçkovo


Për shkak të sistemit kompjuterik mbi gjysmë ore pritet për hyrje në Republikën e Bullgarisë afër vendkalimit kufitar Stanke Lisiçkovo. Siç informojnë vozitësit, të cilët shpejtë e kryen procedurën për dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut afër VK Dellçevë nga ana bullgare ngecja kishte filluar rreth orës 16:00.

“Mbi gjysmë ore presim për hyrje në Republikën e Bullgarisë. Na thanë se shkaku është rënia e sistemit kompjuterik. Derisa zgjatë ngecja, kufitarët e kryejnë kontrollin standard për përshpejtim të procedurës gjatë kthimit në gjendje normale të sistemit kompjuterik”, thonë vozitës nga Dellçeva.

Për zgjidhjen e këtij problemi i cili paraqet ngushtim në komunikacion, para një muaji eurodeputeti bullgar, Anrej Kovaçev, i cili ishte për vizitë në Dellçevë, paralajmëroi rikonstruim të vendkalimit kufitar Stanke Lisiçkovo pas çka pritet të zgjidhen problemet me ngecjen.

Baby Boo