Mbi 7 mijë persona nënshkruan peticionin për lejimin e bartjes së shamisë në shkolla, këtu mund të nënshkruani


Peticionin elektronik për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për bartjen e shamisë në objekte shkollore, e kanë nënshkruar mbi 7 mijë persona deri më tani.

Kërkesa zyrtare për ndryshimin e këtij Udhëzimi Administrativ është dorëzuar më 1 gusht në Ministrinë e Arsimit. Aty është kërkuar anulimi i nenit 3, paragrafi 1.13, i Udhëzimit Administrativ nr. 06/2014.

Javën e kaluar nga Ministria e Arsimit kanë thënë se “neni 3, paragrafi 1.13 i Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014 ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla, kjo sepse shkolla jonë është sekulare. Krahas shtetit sekular, e drejta për shkollim nuk mund t’i mohohet askujt, nga askush”.

Në rrjete sociale është shpërndarë thirrja për ndryshimin e Udhëzimit Administrative për bartjen e shamisë në shkolla.

Këtu mund të nënshkruani: PETICION

Baby Boo