Mbi 40 të vd*ekur nga përmbytjet në Evropën Perëndimore


Kancelarja Merkel e cila ndodhet në Shtetet e Bashkuara në vizitën e saj të fundit në detyrë, ajo shprehu tr*onditje dhe hidhërim të enjten për përmbytjet vd*ekjeprurëse dhe premtoi se do të bëheshin të gjitha përpjekjet për të gjetur të zhd*ukurit.
Zonja Merkel e quajti “katastrofë” atë që kishte ndodhur. Ajo tha se ende nuk dihej numri i saktë i vi*ktimave por ato janë të shumta.

“Jam e tro*nditur nga njoftimet që po marr për qytete nën ujë, ku njerëzit janë ngjitur mbi çati për të shpëtuar dhe shpresoj që të shpëtojnë. Jam e dëshpëruar për ata që humbën jetën në këtë katastrofë”, tha ajo nga Uashingtoni.
Shkalla e plotë e dë*mit është ende e paqartë pasi shumë fshatra janë bllokuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që i bënë rrugët e pakalueshme.

18 vetë vd*iqën dhe dhjetra rezultojnë të humbur përreth rajonit të prodhimit të verërave, Ahrweiler, në shtetin Rhineland-Palatinate, tha policia, pasi lumi Ahr që derdhet në Rhine, doli nga shtrati dhe shembi disa shtëpi.
15 persona të tjerë vdi*qën në rajonin Euskirchen region, të jug të qytetit të Bonit, thane autoritetet. Banorëve të rajonit iu kërkua të evakuonin shtëpitë.

Në Belgjikë, dy burra vd*iqën për shkak të shirave të rrëmbyer dhe një vajzë 15 vjeçare rezulton e humbur pasi u përfshi nga fryrja e lumit.
Qindra ushtarë dhe 2,500 punonjës të ndërhyrjes së shpejtë po ndihmonin policinë me përpjekjet e shpëtimit në Gjermani. Tanket u dërguan për të hapur rrugët nga rrëshqitjet e dheut dhe pemët e rrëzuara dhe helikopterët po punonin për të shpëtuar njerëzit e mbetur mbi çatitë e shtëpive.
Rreth 200 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të përmbytjeve.

Baby Boo