Mbi 40 mijë analfabetë, Maqedonia mban vendin e 68 nga 70 në botë. Më keq Kosova dhe R.Domenikane


Sipas të dhënave zyrtare, dy të tretat e të rinjve në Maqedoni, janë funksionalisht analfabetë, shkruan Fakte. Kjo e bën Maqedoninë të jetë në vendin e 68-të në botë nga 70 gjithsejt, ndërsa më keq janë vetëm Kosova dhe Republika Dominikane. Fëmijët janë pak të kyçur në procesin arsimor, rinia nuk ka shkathtësi për punë në kompjuter si dhe njohje të gjuhëve të huaja në nivel komunikimi.

Pas ndryshimit të Qeverisë në Maqedoni, janë sjellur ndryshime ligjore të cilat do duhej të sjellin reforma në sistemin e arsimit që nga klasët më të ulëta. Gjithashtu janë vendosur institucione dhe mekanizma të reja për vlerësimin e cilësisë në institucionet për arsimim të lartë. Mirëpo, problemi me kuadrot jocilësorë që punësohen si mësimdhënës dhe profesorë, kushtet e rënda në të cilat zhvillohet mësimi dhe studimi si dhe pagat e ulëta nuk premtojnë shumë se edhe në të ardhmen mund të presim përmirësim të madh në këtë fushë të rëndësishme shoqërore.

Baby Boo