Mbi 160 vi*ktima nga përmbytjet në Evropë, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit


Forcat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit pas përmbytjeve masive që kanë prekur Evropën Perëndimore duke shkaktuar më shumë se 160 vi*ktima. Qindra rezultojnë ende të zhd*ukur pas përmbytjeve të mëdha në Gjermani dhe Belgjikë. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet e tyre mbinjerëzore për të gjetur të mbijetuarit me zj*arrfikësit që shfaqen të tronditur nga tërheqja e trupave nga makinat e marra nga ujërat. Megjithëse operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në zonën e katastrofës, autoritetet po lënë të hapur mundësinë e një rritjeje të numrit të të vd*ekurve.

Këtë e dëshmojnë edhe vet banorët e Belgjikës me të cilët mediat arritën të kontaktonin. Avni Latifi me prejardhje nga Kosova, i cili jeton në Ensival të komunës Verviers të Belgjikës tha se në momentin e kësaj fatkeqësie natyrore ishte në shtëpinë e tij bashkë me anëtarët tjerë të familjes. Siç rrëfen ai, një fatkeqësi të këtillë banorët e Belgjikës nuk e mbajnë mend më shumë se 100 vjet.
Familja Latifi ka dë*me të mëdha materiale. Uji i rrëmbyeshëm ka dë*mtuar dy makinat e kësaj familje ndërsa e treta është zhd*ukur tërësisht.

Siç tha Latifi për momentin banorët akoma janë pa energji elektrike ndërkohë që shumë bodrume të shtëpive vazhdojnë të jenë përplot me ujë.
Reshje të mëdha shiu janë regjistruar edhe në Zvicër, Luksemburg dhe Holandë – ku kryeministri Mark Rutte ka shpallur emergjencën kombëtare në një provincë jugore. Liderët evropianë në një reagim për katastrofën kanë fajësuar ndryshimet klimatike të motit. Ekspertët thonë se ngrohja globale i bën reshjet e rrëmbyeshme më të mundshme.

Baby Boo