Mbi 100 viktima të dhunës seksuale veç gjatë vitit 2021


76% e viktimave janë të mitur, njohësit e arsimit janë pro vendosjes së edukimit seksual si lëndë në shkolla.

Bergita Curri nga Instituti i Mjekësisë Ligjore bënë ekzaminimin e viktimave të dhunuara seksualisht.

Ajo tregon se numri i atyre që pësuan një krim të tillë ishte më i lartë gjatë vitit 2021 sesa gjatë viteve paraprake.

IML në shumicën e rasteve zhvillon trajnime për t’i vetëdijesuar të miturit.

Shqetësuese për të është se shumë nga këto viktima i përkasin moshës së nën 18 vjet.

Sociologu, Halim Emerllahu ka treguar se çfarë duhet të ndërmarrin institucionet e vendit që kjo dukuri të jetë sa më pak e pranishme ne shoqëri.

Mirëpo a duhet të jetë edukimi seksual si lëndë mësimore tregon njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.

Qehaja thekson se tema e seksualitetit vazhdon të mbetet tabu edhe në shkolla.

IML ka bërë të ditur se viktimat pas aktit të dhunimit duhet të paraqiten menjëherë në Institut.

Baby Boo