Mbi 100 nëpunës policorë, helikopter, vullnetarë në kërkim aktiv pas Petar Xhoboskit


Mbi 100 nëpunës policorë, helikopter, vullnetarë në kërkim aktiv pas Petar Xhoboskit

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me kërkimin aktiv të fëmiut Petar Xhoboski, për të cilin prindi i tij e paraqiti rastin se të premten (25.02.) në orët e mbrëmjes është larguar nga shtëpia në f. Vërbsko, komuna e Prilepit.

Menjëherë pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për gjetjen e fëmiut janë angazhuar 102 nëpunës policorë, helikopter, qentë zyrtarë dhe një dron.

Në kërkim janë përfshirë edhe pjesëtarë të Mbrojtjes Territoriale Kundër Zjarreve nga Prilepi, anëtarë të shërbimit të shpëtimit “Zllatov vërv”, Shoqata e Gjuetarëve “Mukos”, banorë të fshatrave të afërta,si dhe qytetarë vullnetarë të disa qyteteve.

Kërkimi intensiv do të vazhdojë derisa të gjendet fëmiu.
Përsëri apelojmë deri te të gjithë qytetarët nëse kanë ndonjë informatë e cila do të ndihmojë në gjetjen e fëmiut, menjëherë ta ndajnë me policinë dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në gjetjen e tij.

Baby Boo