Mbi 100 mijë qytetarë kanë ngelur pa rroga dhe pensione për shkak të mbylljes së bankës Eurostandard


Mbi 100 mijë qytetarë që marrin rroga, pensione dhe ndihma sociale në bankën Eurostandard kanë ngelur pa to, për shkak të mbylljes së kësaj banke.

Ata nuk do të mund të tërheqin paratë për nevojat e tyre, për shkak se i janë bll*okuar llogaritë. Siç mësohet ata mund të shpresojnë në tërheqjen e parave vetëm në një afat pas 20 ditëve. Qytetarët që kanë shfrytëzuar shërbimet në këtë bankë, duhet të regjistrohen në ndonjë tjetër, që të mos humbasin kohë dhe paratë e tyre t’i transferohen në atë bankë ku janë të regjistruar. Ata fillimisht duhet të marrin një vërtetim nga banka dhe më pas ta njoftojnë Fondin pensional, enti social apo punëdhënësit.
Ata që kanë kre*di, duhet të presin që të hapet procedura e falimentimit. Dhe pas 30 ditëve ata sërish do të duhet të fillojnë të shlyejnë obligimet. Kreditë duhet të kthehen të plota, shuma totale dhe se për këtë nga*rkesë qytetarët apo kompanitë duhet të drejtohen tek bankat e tjera, që do ti marrin obligimet dhe do të japin k*reditë e tyre.

Drejtori i Fondit për sigurimin e depozitave ka qetësuar qytetarët duke theksuar se ata që kanë depozita apo kursime deri në 30 mijë euro, do të dëm*shpërblehen, pra do t’i kthehen paratë. Sipas fondit, mbi 99.4% të deponentëve kanë depozita me vlerë nën 30 mijë euro.

Baby Boo