Mbi 100 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një dite kanë ndodhur 102 aksidente trafiku.

Baby Boo

Prej tyre, 30 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 72 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale, ndërkaq aksidente me fatalitet nuk ka pasur.

Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve, policia ka gjobitur 1 mijë e 636 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin në trafik, derisa ka arrestuar 21 persona si dhe 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje.