Mbi 10 mijë maqedonas kanë aplikuar për shtetësi bullgare


Më shumë se 10 mijë maqedonas kanë aplikuar për shtetësi bullgare, njofton agjencia bullgare e lajmeve BTA.

Këto të dhëna janë marrë nga ministrja e Drejtësisë në Bullgari, Cecka Çaçeva, i cila është përjgigjur në pyetjet e deputetëve në Parlamentin e Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo ka thënë se në vitet e fundit gjithsej janë dorëzuar 17.792 kërkesa për shtetësi bullgare, ndërsa më së shumti janë dorëzuar nga ana e maqedonasve. Ndërsa më pas vijnë shtetasit e Serbisë, Mollavisë, TUqisë, Shqipërisë, Izraelit dhe Rusisë.

Ministrja ka thënë se janë rishikuar 16.313, ndërsa gjithsej janë ndarë 9848 shtetësi.

Baby Boo