Mbeturinat inerte në Kodrën e Diellit, Sulejmani: Akuza Deharit dhe BDI-së


“Sot jemi këtu vetëm për një arsye. Fillimisht të tregojmë se ne nuk i ikim bafaqimit me problemet, për dallim prej drejtorit të Parkut Nacional dhe partisë së tij, ne nuk merremi me politikë kur është fjala për Kodrën e Diellit, por merremi me punë konkrete, Siç edhe mund të shihni. Atë që partia e Ibrahim Deharit e premtoi me dekada dhe nuk e realizoi, ne nisëm që ta realizojmë. Zgjidhja e problemeve të kahmotshme i pengon edhe Deharit edhe partisë së tij. Reagimi i djeshëm i tij ishte kryekëput politik.
Ne si komunë, pas arritjes së këtij reagimi, kërkuam që inspektorati komunal ta verifikoj këtë dhe të merren masa menjëherë. Pas dokumentimit të rastit, inspektoriati komunal ka urdhëruar kompaninë që merret me rikonstruimin e rrugës së vikend-shtëpizave, që sa më shpejtë të largojë materialin e depunuar në mënyrë të paligjshme në vendet e papërshtatshme. Dhe kjo gjithsesi se do të bëhet.
Ne si komunë nuk kemi lejuar asnjë projekt I filluar të ngel gjysmak, sepse kjo nuk i ngjan udhehqësisë së tanishmë të komunës, por kjo është praktikë e BDI-së, e cila asnjë projekt që e ka filluar nuk e ka përfunduar. Ne ju garantojmë se projektet tona nuk do t’i lëmë në gjysmë.
Zotëri Dehari, komuna nuk bën shkelje, por ajo është korrigjuese dhe këtë ne po e bëjmë! Andaj ne sot nga këtu po ju bëjmë disa pyetje, meqë kaq shumë kujdeseni për Parkun Nacional “Mali Sharr”.
Si lejuat ju dhe partia juaj që në këtë park që gjoja ju dhimbset shumë, të ndërtohen pafund hidrocentrale?
Dhe që kjo fatkeqësi të jetë edhe më e madhe, pse këto hidrocentrale, në 90 % të rasteve ndërtohen nga ish funksionar të partisë suaj, apo nga funksionarët aktual?
Zotëri Dehari, si lejuat manipulimin e ministrit tuaj të Ekologjisë, i cili, mashtroi tetovarët gjoja se pastroi deponinë në Kodrën e Diellit, e në fakt bëri vetëm maskimin e saj? A nuk i keni parë këto që t’i filmoni dhe të bëni skena sikurse ajo e djeshmja? Apo nuk keni fuqi që t’i ndalni sepse janë bashkëpartiakët tuaj?
Zotëri Deari po të ishit kujdesur aq shumë, si aktroni për Kodrën e Diellit, nuk do të kishit bërë skena telenovelash, por do të kishit intervenuar për të parandalur këtë dëm që i bëhet Kodrës së Diellit. Këto veprime nuk të amnestojnë nga bashkëpjesëmarrja në krim!
Zotëri Dehari, ju vazhdoni të mereni me politikë! Ndërsa ne do merremi me punë dhe realizim të projekteve, sepse premtimet boshe nuk janë veti as e kryetarit Bilall Kasami e as e Lëvizjes BESA,! Këtë veti po ua lëmë juve!” tha Sedat Sulejmani

Baby Boo