Mbetet ndalesa për dasmat dhe festimet! Muzikantët kërkojnë të kthehen performacat “live”


Ndalesa për organizim të festimeve dhe ngjarjeve muzikore mbetet në fuqi edhe me protokollin e ri për objektet hotelierike. Në lidhje me këtë reaguan muzikantët të cilët thanë se ky vendim i Qeverisë u shkakton dëm mijëra muzikantëve dhe punëtorëve të muzikës të cilët këto ditë përballen me problem për ekzistencën e tyre pas përkufizimit të mundësisë që lirshëm të punojnë dhe të përfitojnë.

“Masa tërësisht i “varros” të gjitha shpresat tona se do të sjellim bukë në shtëpi. Ne jemi njerëz serioz nga të gjitha zhanret, nuk pësojmë vetëm ne si profesionistë por edhe familjet dhe fëmijët tanë. Fenomeni i shtetit i cili deklarohet si shtet patriotik që e mbron popullin e tij, i detyron muzikantët profesionalë që t’i shesin instrumentet e tyre për të mbijetuar”, tha Trajko Simonovski, Muzikant.

– Advertisement –

Reaguan nga Oda e hotelierëve prej ku thanë se një pjesë e madhe e masave dhe protokolleve që janë sjellë nga Qeveria nuk mund të zbatohen në terren.

“Për ne është e papranueshme, për shkak se programi muzikor është pjesë e hotelierisë, sepse përveç ushqimit dhe shërbimeve tjera, ofron edhe zbavitje për klientët. Domethënë, është e papranueshme që të mos ketë asnjë program muzikor”, tha Martin Angellovski, Nënkryetar i Odës së hotelierëve.

– Advertisement –

Prej atje reagojnë edhe për vendimin që ka të bëjë me ndalesën për organizim të festimeve, sepse, siç thanë, është shumë më e sigurt që të njëjtat të mbahen në objektet hotelierike me respektim të protokolleve sesa nëpër shtëpitë.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot ka zhvilluar takim me Shoqatën e punëtorëve të kulturës, në të cilin kanë biseduar për organizim të ngjarjeve publike duke i përfshirë edhe manifestimet më të mëdha kulturo-zbavitëse në kushte të koronavirusit.

“U morëm vesh që nesër Komisioni për sëmundje ngjitëse ta shqyrtojë propozim protokollin e tyre. Mund të them se është shumë i mirë, se absolutisht u përmbahen parimeve për mbrojtje, parandalim, siç janë maskat, distancë, pas çka do të sillet vendim. Ka disa tema të hapura për të cilat duhet të diskutojmë. Se sa njerëz mund të jenë në hapësirë të mbyllur ose të hapur”, tha Venko Filipçe, Ministër i shëndetësisë.

Me protokolle të veçanta objektet hotelierike u hapën më 28 maj. Ato duhet t’i respektojnë protokollet dhe rekomandimet për distancë, pajisje mbrojtëse dhe dezinfektim. Në çdo tavolinë mund të ulen nga 4 persona, do të duhet të mbajnë mbrojtje personale dhe të sigurohet dezinfektim për objektin dhe klientët.

Baby Boo