Mbetet i lartë çmimi i perimeve dhe frutave, shkak pandemia dhe temperaturat ekstreme


Pavarësisht se disa prodhime bujqësore tani janë në treg më çmime më të ulëta se disa muaj më parë, blerësit ankohet se të njëjtat vazhdojnë të jenë të shtrenjta krahasuar me të ardhurat e tyre mujore. Pandemia bëri që çdo shërbim të jetë më i shtrenjtë, ndërsa në rastin e prodhimeve bujqësore edhe temperaturat e larta kanë ndikimin e tyre negativ. Por si gjithmonë, ka edhe nga ata që çmimet nuk ju duken të kripura.

“Në krahasim me vitin e kaluar, po. Bleva speca dhe domate. Në këtë periudhë domatet janë më shtrenjtë. Specat do thosha se nuk janë shtrenjtuar.”
“Bleva speca, të ëmbël dhe djegës, të kuq dhe të gjelbër. Po përgatitemi për vjeshtën. Mendoj se çmimet janë shumë mirë. Asgjë s’ me duket më shtrenjtë. Por më duhet të them më pëlqen si e kanë rregulluar tregun.”
“Çmimet nuk janë shumë të larta, por sidoqoftë për standardin tonë janë pak shtrenjtë edhe virusi ka pasur ndikimin e vet edhe këtu. Gjithçka është shtrenjtuar, nga speci e deri tek majdanozi. Do kalojë edhe kjo krizë.”

Se çmimet e disa prodhimeve janë më të shtrenjta nuk e mohojnë as vet shitësit. Madje janë vet ata që thonë se blerësit shpesh ankohen.
“Ankohen shumë për çmimet, sepse janë paksa më të larta. Ngaqë është mot i nxehtë dhe temperaturat janë të larta, prodhimet nuk mbijetojnë gjatë në temperature të larta. Prandaj nuk ka shumë sasi dhe për këtë arsye çmimet janë më të larta. Ky është i gjithi prodhimi ynë”.

“Puna nuk shkon shumë mirë, por siç e shihni shkon disi. Këto të gjitha po digjen nga i nxehti, kjo bën që të rriten çmimet atje ku marrim furnizim e si rrjedhojë edhe në këtu duhet t’i shesim më shtrenjtë dhe pastaj ankohen blerësit. Te specat çmimi nuk është i shtrenjtë 30 denarë, nuk mendoj s’është shtrenjtë, por përsëri ankohen, sepse qytetarët nuk kanë para.”
“Tani limoni është më i shtrenjtë, portokalli, pjeshkat. Nuk ka njerëz, ndikon edhe i nxehti.”

Gjatë muajit korrik, shporta për një familje 4 anëtarësh ishte 34 mijë denarë, apo thënë ndryshe rreth 100 euro më shumë se dy rroga minimale. Hulumtimi I bërë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë tregon se nga muaji në muaj jetesa bëhet më e shtrenjtë për qytetarët. Gjatë këtij viti për 6 muaj, shporta konsumatorë është rritur për 500 denarë.

Baby Boo