Mbështetje juridike falas për individë dhe familje (VIDEO)


Në kuadër të projektit për mbështetje juridike për individë dhe familje me të ardhura të ulëta një ekip mobil i përbërë nga avokat dhe jurist ka qëndruar në Tetovë ku kanë ofruar ndihmë, këshilla juridike falas për qytetarët e interesuar me problem të ndryshme nga sfera sociale dhe shëndetësore, marrëdhënie pune dhe konteste, përmbarim të dhunshëm, konteste pronësore, mbrojtje nga diskriminimi

dhe ngjashëm. Ky projekt ka për qëllim përforcimin e qasjes në drejtisë për kategoritë më të cënueshme të qytetarëve me çka do të kontribuohhet drejt përforcimit juridik, përmirësimit të lgjislacionit dhe implementimit të mekanizmave ekzistues me qajsne në drejtësi.
Qëllimi i këtij projekti është formimi i ekpe mobile të cilat tanimë janë formuar të cilët ndihma këshilla direkte juridike do të japin në mjedise zona rurale , ndihma juridike do të sigurohet nëpërmjet këshillave juridike dhe qëllimi i këtyre këshillave kësaj ndihme juridike është që të inforhmohen qytetarët rreth të drejtave të tyre që i kanë në dispozicion . Sipas avokatit Vullnet Zenki ky projekt është i rëndësishëm sidomos për ata individë dhe familje qasja e të cilëve drejt ndihmës juridikë është e vështirësuar për arsye financiare për arsye të zonave ku ata jetojnë dhe kështu me rradhë.

Përndryshe ky projekt mundësohet me mbështejte financiare të Bashkimit Evropian dhe realizohet nga Shoqata Maqedonase e Juristëve të rinjë në partneritet me Pic Slloveni. Projekti ka filluar të realizohet që nga 1 janari i 2018 dhe do të përfundoj më 31 gusht të 2019 ku janë formuar disa ekipe mobile të përbëra me avokat dhe jurist të cilët punojnë me kategoritë e cënueshme të qytetarëve.

Baby Boo