Mbeshtetje financiare prej 52 milionë denarë nga ministria e Ekonomisë


Ministria e Ekonomisë ka publikuar katër shpallje publike nga Programi për promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe nxitjen e efikasitetit energjetik në amvisëritë për vitin 2021 në shumë totale të mbështetjes financiare prej 52 milionë denarë.

Masa për subvencione për stufat me peleta ku për këtë vit në Buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë janë parashikuar gjithsej 14 milion denarë, me ç’rast subvencioni është 50%, por jo më shumë se 20,000 denarë për amvisëri, respektivisht deri në 70%, por jo më shumë se 25.000 denarë për amvisëri me të ardhura të ulëta.
Masa për subvencione për instalimin e dritareve PVC ku janë parashikuar gjithsej 22 milionë denarë. Mbështetja financiare arrin deri në 50%, por jo më shumë se 20,000 denarë për amvisëri, respektivisht, deri në 70%, por jo më shumë se 25.000 denarë për amvisëri për persona me të ardhura të ulëta.

Për subvencione për instalimin e kolektorëve diellorë për ngrohjen e shtëpive sivjet janë dedikuar 8 milionë denarë, ndërsa mbështetja financiare arrin deri në 30%, por jo më shumë se 10.000 denarë për amvisëri, respektivisht deri në 70%, por jo më shumë se 15.000 denarë për amvisëri për persona me të ardhura të ulëta.
Për subvencione për blerjen dhe instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike deri më 4 kW për konsum personal për amvisëritë, në ndërtesë mbi të cilën kanë të drejtën e pronësisë ose përdorimit, janë dedikuar 8 milion denarë, me ç’rast mbështetja arrin deri në 30%, por jo më shumë se 62.000 denarë për amvisëri.

Shfrytëzuesit e këtij programi në kategorinë e personave me të ardhura të ulëta konsiderohen ata që janë të punësuar me të ardhura mujore deri në 30.000 denarë, pensionistët me të ardhura mujore neto deri në 20.000 denarë, si dhe kategoritë e rrezikuara të përfituesve të ndihmës sociale.
Parimi “i pari i ardhur, i pari i shërbyer” do të zbatohet edhe sivjet, me ç’rast mjetet nga Programi të dedikuara për secilën masë do të shpërndahen ndaras sipas nivelit të zhvillimit të secilit prej rajoneve të planifikimit, në mënyrë që të nxitë zhvillimin e barabartë rajonal.

Baby Boo