Mbesa e befason anëtaren e jurisë duke u shfaqur në audicionet e “The Voice Australia” – fansat e akuzojnë shfaqjen për nepotizëm


Trajnerja e “The Voice Australia”, këngëtarja e famshme Jessica Mauboy u emocionua kur u kthye për të parë mbesën e saj Saraya Mauboy-Hudson në skenë gjatë episodit të së martës.
Por, ndërsa 17-vjeçarja dha një interpretim të fuqishëm të këngës “Stay” nga Rihanna, fansat që e shikonin shfaqjen nga shtëpia ishin të menjëhershëm me reagimet e tyre, duke ngritur pikëpyetjen se si ajo u lejua në shfaqje.

“Ajo shkon në ekip me Ritën dhe fiton The Voice 2021! Nuk ka nevojë të shihni finalen e madhe, njerëz”, shkroi një fans i revoltuar në Twitter, kjo pasi vitin e kaluar “The Voice Australia” e fitoi vëllai i këngëtarit Guy Sebastian, i cili është gjithashtu trajner në spektaklin e talenteve.

Shumë shikues cinikë thanë se fitorja e Sarayas ishte një përfundim i pashmangshëm për shkak të lidhjeve të saj familjare me Jessicën.
“Saraya zgjedh skuadrën e Rita Orës! O Zot i madh. A e mori Rita fituesen në ekipin e saj?”, shkroi një tjetër fanse në Twitter.

Të tjerët argumentuan se nuk mendonin se ishte e drejtë që Saraya të lejohej të merrte pjesë në audicionet e fshehura.
“Uroj që kjo shfaqje të ndalojë së lejuari familjen dhe miqtë të hyjnë. Unë nuk njoh ndonjë konkurs tjetër që e lejon atë”, komentoi një tjetër fans i frustruar.

“Nepotizëm më i përgjakshëm me mbesën e Mauboy këtë vit. Ne kishim vëllain e Guy-t vitin e kaluar. Patetike”, komentoi një i dytë.
“Unë mendoj se ‘The Voice’ është atje për të nisur karrierën e anëtarëve të familjes së trajnerëve”, shtoi një i tretë.

Jessica ishte dukshëm emocionuesee kur pa mbesën e saj në skenë në audicionet e fshehura.
“Oh Zoti im”, tha Jessica në mosbesim, pasi ktheu karrigen në gjysmë të performancës së këngëtares së re.
“Çfarë po ndodh? Çfarë po ndodh?”, pyeste ndërkohë kolegia e saj, trajnerja tjetër e “The Voice Australia”, Rita Ora.

“Hej, Raya!” Jess tha mes lotësh, gjë që e shtyu Ritën të pyeste: “A e njihni njëra-tjetrën?”.
“Po, ajo është mbesa ime”, u përgjigj Jessica.
“Nuk është çudi që ajo mund të këndojë ashtu”, tha Rita ndërsa ngushëlloi Jessicën e emocionuar.

“Unë nuk mendoj se është e drejtë të kesh dikë me të cilin ke lidhje në ‘The Voice’”, bëri shaka Guy, vëllai i të cilit Chris Sebastian fitoi në mënyrë kontroverse spektaklin e talenteve vitin e kaluar.
Duke i befasuar të katër gjyqtarët me performancën e saj, Saraya përfundoi duke zgjedhur të jetë në ekipin e udhëhequr nga Rita Ora.

Baby Boo