Mazllum Baraliu: “Serbisë nuk i besohet, nuk është korrekte dhe serioze në zbatimin e marrëveshjeve që bën”


Pas 13 ditësh, barrikadat e vendosura nga serbët lokal dhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovë, pasditen e sotme janë tërhequr nga veriu, nga dy pikat kufitare, Bërnjakë dhe Jarinjë.
Kjo vjen menjëherë pas marrëveshjes së arritur në Bruksel nga të dyja palët, derisa KFOR-i do të monitorojë gjendjen për dy javët e ardhshme në këto pika kufitare.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu ka thënë se Serbisë nuk i besohet, e mund të ndodhë edhe të mos respektojë marrëveshjen e Brukselit.
“Mund të ndodhë të mos respektohet, s’është për t’u çuditur, me Serbinë asnjëherë nuk është e sigurtë, ajo asnjëherë nuk është as korrekte, as e sinqertë dhe as serioze në zbatimin e premtimeve që i jep, dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që bën. Edhe evropianët edhe bashkësitë Ndërkombëtare që kanë pasur punë me të në çfarëdo forme”, tha Mazllum Baraliu.

Gjithashtu, Baraliu tha se ndonëse marrëveshja është e vitit 2016, por që Kosova nuk e ka zbatuar për shkak të udhëheqjes së dëmshme të qeverisjeve të kaluara, por që sipas tij, as kësaj Qeveria nuk është për t’i besuar.

“Marrëveshja është e 2016-ës, dhe Kosova nuk e ka zbatuar për shkak kinse të Demokracisë dhe udhëheqjes së gabuar dhe të dëmshme të qeverisjeve tona, derisa Serbia e ka zbatuar në pjesën e vetë, pjesa e Kosovës është dashur të zbatohet, që Serbia t’i kryejë obligimet e saj, ka qenë vendim administrativ. Mund të ndodh që të mos zbatohet kjo marrëveshje, nuk është për t’u çuditur. S’është për t’i besuar kësaj Qeverie, zv.Kryeministri i saj, që është edhe kryenegociator i bisedave teknike kinse, ka deklaruar fuqimisht që ne do veprojmë në mënyrë institucionale nëse nuk zbatohet marrëveshja”, përfundoi njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Derisa, Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi, tha se nga aspekti ligjor Policia e Kosovës ka të drejtë të ndërmarrë veprime në çdo kohë.

“Zbatimi i marrëveshjes sa i përket tërheqjes së protestuesve dhe barrikadave, d.m.th mjeteve të transportit dhe ato pengesa tjera që i kanë vendosur në rrugë, u tërhoqën, e me to së bashku edhe Njësiti Special i Policisë së Kosovës, ku deleguan që për dy javët e ardhshme kompetencat t’i kalojnë KFOR-it që të qëndrojë. Pra, nga aspketi ligjor qëndron që Policia e Kosovës ka të drejtë të ndërmarrë veprime në çdo kohë dhe për çdo nevojë”, tha fillimisht Ibishi.

Theksojmë se tani është rikthyer totalisht qarkullimi i veturave që çon tek pika kufitare, Jarinje, derisa qytetarë të shumtë të Mitrovicës kishin dalur nëpër rrugë për të përshëndetur Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës.

Baby Boo