Maturantët çojnë në këmbë Tropojën… shkojnë në party me ambulancë


Kemi parë mënyra nga më të ndryshme të të shkuarit në mbrëmjen e maturës.

Nga të shkuarit me gomerë e kuaj, zetorë dhe deri tek makinat luksoze.

Mirëpo, të rinjtë në Tropojë kanë zgjedhur një mënyrë, që duket se ka hapur shumë polemika në rrjet.

Ata kanë zgjedhur të shkojnë me një ambulancë.

Nuk dihet se si e kanë siguruar ambulancën, por në pamjet e siguruara nga Kukësi Jonë, shihet ambulance teksa “alarmon” qytetin me zhurmën e saj karakteristike.

Dhe pikërisht pak më pas shihet se nga bagazhi i saj, dalin djemtë duke buzëqeshur.
Ajo që bie në sy është dhe fakti që policët po kryejnë detyrën dhe tentojnë t’i japin përparësi ambulancën, por më pas siç duket dhe ata përballen me një surprizë./joq

 

Baby Boo